Hames Rodrigezi ndodhet pranë derës së daljes së Bajernit të Mynihut, njoftojnë mediume të ndryshëm në Spanjë, duke theksuar se menaxheri i tij, Zhorge Mendesh, po përpiqet që t’ia mbushë mendjen kryesisë së klubit bavarez që ta blejë kontratën e tij dhe, më pas, t’ia shesë atë Barcelonës.
Hames Rodrigezi që po luan me Bajernin si futbollist i huazuar nga Reali i Madridit, ka një klauzolë blerjeje prej 60 milionë eurosh. Plani i Mendeshit është që Bajerni t’ia paguajë këtë shumë Realit dhe, më pas, t’ia shesë këtë lojtar që ishte golashënuesi më i mirë në Botërorin e Brazilit, për 100 milionë euro Barcelonës.
Sfidanti.al