Pavarësia e Katalonjës nga Spanja në sport nis me skitë nordike!

“Nëse jemi një Republikë më vete, atëherë nuk mund të garojmë për një shtet tjetër”. Më këtë arsyetim, Federata e Katalonjës në Skitë Nordike (Malore) deklaroi largimin e saj nga ekipi përfaqësues i Spanjës. Jo vetëm kaq, por vendosi që të largohej edhe nga kampionati i Spanjës. Këtë e tha Zhoan Kardona presidenti i Federatës, që shtoi se “nëse ndonjë sportist dëshiron të garojë, le ta bëjë në mënyrë individuale, duke përfaqësuar klubin ku bën pjesë, por jo duke përfaqësuar Federatën e Katalonjës”. Ky duket hapi i parë për të realizuar në praktikë pavarësinë e shpallur nga parlamenti katalanas, edhe pse jo të njohur nga Spanja. Do të jetë më e vështirë që të arrihet tek pavarësia e futbollit për shkak të interesit tepër të madh në lojë, sidomos tek Barcelona, por procesi ka nisur tashmë dhe besohet se është i pakthyeshëm.

Sfidanti.al