Dy netë më parë ai pati një nga shpërthimet më të mëdha të karrierës, njëlloj sikur të ishte në ditët e rinisë. Lebron Xhejmsit iu deshën 57 pikë të shënuara që Klivlendi Kavaliersi të ndalonte serinë e 4 humbjeve radhazi, dhe të arrinte më në fund të fitonte një ndeshje në NBA. Pozicioni në tabelë i nënkampionëve duket e vështirë që të përmirësohet shumë, edhe pse duhet të pritet që Tomas të jetë i gatshëm për të luajtur, për herë të parë që kur erdhi nga Bostoni.
Lebron ngjan me një kapiten të madh të mbetur pa skuadër, një “mbret” pa “mbretëri” dhe një “gjeneral” pa “ushtri. Mbrëmjen që shënoi 57 pikë, ai kaloi kufirin e 57 000 pikëve në karrierë, duke qenë pjesë e një “klubi të vogël” prej 7 yjesh të NBA-së, së bashku me Xhabarin, Karl Malounin, Brajantin, Xhordanin, Çembërlenin dhe Novickin.
Xhejms u bë më i riu që arriti 29 000 pikë, në moshën 32-vjeçare, duke thyer rekordin e Kobi Brajantit që e kishte arritur në 33 vjeç e 199 ditë. Gjithsesi, ylli me mesataren më të mirë mbetet Majkëll Xhordan me 30.1 pikë për ndeshje gjatë gjithë karrierës. Lebron ka luajtur vetëm 2 ndeshje më pak sesa Xhordan, por 600 minuta më shumë, dhe në këtë kohë ka shënuar më pak pikë sesa ish-ylli i Çikagos, 29 049 ndaj 32 292.
Sfidanti.al