Karolina Bojar, arbitrja më sexy në botë, tifoze e…Barcelonës!

Quhet Karolina Bojar. Është 20 vjec dhe konsiderohet si arbitri më sexy e botës. E dashuruar pas futbollit dhe praktikante e running, polakja Karolina Bojar studion të Drejtën në universitet, ndërkohë që ushtron profesionin e arbitres në kategorite inferiore në futbollin e vendit të saj.

Synimi i 20 vjecares është që të ketë një karrierë në fushën e arbitrimit si ajo e Bibiana Shtajnhaus që këtë sezon ka mundur të gjykojë një ndeshje të Bundesligës. Por Karolina Bojar ka edhe një pasion tjetër, skuadrën e Barcelonës. 20 vjecarja rezulton të jetë një tifoze e flaktë e skuadrës katalanase dhe këtë e vërtetojnë fotot e publikuara prej saj në rrjetet sociale ku ajo shfaqet herë me flamurin e herë me shallin e Barcelonës.

sfidanti.al