Evra, çmenduri si e Kantonase, rrezikon përjashtimin nga Marseja

Patris Evrasë do t’i kushtojë shumë shtrenjtë goditja me shkelm në fytyrë në drejtim të një tifozi të Olimikut të Marsejës në ndeshjen me Vitoria Gimaraesh në Europa League. Mbrojtësi francez që bëri një cmenduri si ajo e Kantonasë kur ishte pjesë e Mançester Junaitid u ndëshkua me 7 muaj pezullim(Kantona u pezullua 9 muaj),  ndërkohë që sipas ‘L’Equipe’ ai rrezikon edhe përjashtimin nga klubi që tashmë ka nisur hetimet e tij.

Në fakt e gjithë Franca doli kundër Evrasë për gjestin e tij shumë të shëmtuar. ‘Nuk mund të mbrohet.Është një gjest që mund t’i kushtojë shumë-shkruan L’Equipe. Ndërsa ‘France Football’ shkruan: Evra e humbi toruan. Gjithnjë është kritikuar përparaqitjet e tij zhgënjyese. Është një veprim që do të ketë pasoja’

Kritika Evra mori edhe nga trajneri Rudi Garsia edh e pse ai nuk ishte aq kategorik në qëndrimin e tij sa mediat.

‘Kam folur me të dhe më shpjegoi se cfarë ndodhi. Evra ka shumë ekspeirencë dhe nuk duhej të reagonte-tha Garsia-është një ekspert dhe e di shumë mirë që nuk mund të reagojmë ndaj fyrjeve sado të ulëta e banale janë ato’

Ndërkaq UEFA ka jhapur zyrtarisht hetimet për gjestin e patrris Evra, për të cilin Komisioni I disiplinës do të marrë një vendim në 10 nëntor.

Sfidanti.al