Trajneri suedez paralajmëron Italinë: Ju respektojmë, nuk ju kemi frikë

Suedia do të luajë me Italinë në fazën e playoffit dhe skuadra nordike nuk është aspak e favorizuar në këtë përballje të dyfishtë. Por trejneri i kësaj skuadre Jan Anderson, nuk është i këtij mendimi. Mjafton të lexosh intervistën e tij për ‘La Gazzetta Dello Sport’ për të kuptuar se synimi i tij është që t’i shkaktojë dëme të pariparueshme skuadrës 4 herë kampione të botës

‘Kur u hodh shorti u gëzova që mësova emrin e kundërshtarit-tha Anderson në intervistën e tij-kështu që fillova ta studioj dhe të përgatitem. Nuk kishte kuptim që të studionim edhe skuadrat e tjera përpara këtij shorti. Jonas Tern ishte i pranishëm në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për të spiunuar pak. Tani ka filluar puna e vërtetë. Italia është një skuadër e madhe me shumë histori e traditë. Kam respekt përt Të Kaltrit, por nuk e kemi frikë. Ne duhet të bëjmë punën tonë’.

Për Anderson, historia nuk duhet të menduar dhe se nukka rëndësi sa tituj botërorë ka italia në palmaresin e saj, por e tashmja dhe forma aktuale e lojtarëve të të dyja skuadrave.

Sfidanti.al