Rekordi 18-vjeçar i Ligës së Kampioneve që e mbante Iker Kasijas, u thye nga nga portieri i ri i Benfikës së Lisbonës, Mile Svilar (18 vjeç), të cilit iu dha shansi që të mbronte portën në ndeshjen e fundit të Ligës së mësipërme ndaj Mançester Junajtidit, duke u bërë kështu portieri më i mri në historinë e Ligës së Kampioneve. Më parë, këtë rekord e mbante Iker Kasijas që ka debutuar në këtë Ligë, më 1999. Thuhet se, momentalisht, Svilari është portieri i ri më i talentuar në botë, kështu nuk është për t’u habitur që është ngritur një “pluhur” i madh reth pyetjes se më cilën përfaqësuese do të luajë ai. Svilari ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave në Belgjikë deri në 19 vjeç, por, megjithatë, në lojë për të siguruar shërbimet e tij, kohët e fundit, është përfshirë edhe Serbia, nga e ka origjinën portieri i ri, me synimin që ta bindë Svilarin që ai të marrë shtetësinë sportive serbe.
“Bëhet fjalë për një talent të madh që, shumë shpejt, do të vesh bluzën e kombëtares së Serbisë. Ne jemi në kontakt me të atin e tij. Svilari zotëron një potencial të madh dhe ne besojmë se ai do të bashkohet me përfaqësuesen serbe”, thotë drejtori sportiv i Federatës së Futbollit të Serbisë, Goran Bunjuvçeviç.
Sfidanti.al