Futbollistët janë gjithnjë e më shumë në shënjestër të tifozerisë violente. Dhe ky nuk është një lajm i mirë, sidomos kur prek shifra dhe bën krahasime ndër vite. Në sezonin e fundit, rastet e kërcënimit apo të violencës në dëm të futbollistëve , për të keqen e lojes, janë dyfishuar: 117 raste ndaj 52 rasteve të sezonit 2014/15. E ka vënë alarmin Shoqata italiane e Futbollistëve që ka prezantuar temën “ Futbollistët nën shënjestër”.
Kambanë e justifikuar nga shoqata ngaqë edhe gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm për keq: gjysma e rasteve janë verifikuar në kampionatet profesionistën në mënyrë të ve[antë në Serinë A ( 24%) dhe në Lega Pro (19%). Në rritje janë edhe rastet që lidhen me racizmin me 21% të episodeve.