Është futbollist nga më mirët në rruzull, por Bota nuk e njeh fare…

Ai ka një mesatare shënimi golash më të lartë sesa Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, luan bukur njëlloj si me të djathtën, ashtu edhe me të majtën, po ashtu edhe më kokë, ndërkohë që është mjeshtër i ekzekutimit të goditjeve të lira. Ky futbollist quhet Omar el Somah nga Siria, 28 vjeç, dhe është një yll i vërtetë në Azi. Në radhë të parë, falë lojrave të tij mjaft të mira, Siria u gjend në prag të kualifikimit për në Kupën e Botës Rusi 2018, por, megjithatë, përfaqësuesja e vendit të tij u eliminua nga Australia mbas 120 minutash lojë. Omar el Somahu ka fatkeqësinë që jeton dhe luan në një vend, të përfshirë nga lufta. Po të mos ishte kështu, ai me siguri që do të mbante veshur bluzën e ndonjë ekipi të madh. Atë edhe kështu e ardhurojnë në Azi, sidomos, në Arabinë Saudite, ku ai luan me Al Ahlin. Ai ka një mesatare shënimi prej 1 goli për ndeshje, ndërkohë që, në tre sezonet e fundit, ai ka qenë golashënuesi më i mirë. Sigurisht që ai nuk luan në një ligë kaq të fortë si Primera spanjolle, ku luajnë Ronaldo dhe Mesi, por, megjithatë, 1 gol për ndeshje është një arritje e madhe. Në 110 ndeshjet që ka luajtur me ekipin e tij, ai ka shënuar 113 gola!

Më 2012, ish-kampioni i Evropës Notingem Forest e thirri që ta provonte Somahun dhe menaxheri i ekipit, Shon O’Driskol, sapo e pa, tha se me këtë futbollist duhej nënshkruar menjëherë kontratë. Por, rregullat në Angli thonë se një lojtar që vjen nga një vend si Siria, duhet të jetë pjesëtar i përfaqësueses që të mund të fitojë vizën e punës, por Somahu kishte luajtur pak kohë me përfaqësuesen e Sirisë, por ishte dëbuar nga ajo, pasi mbështeste forcat që luftonin kundër regjimit të Bashar al Asadit. Ky futbollist shkoi në Azi, ku shëlqeu në pothuajse çdo ndeshje dhe, tani, luan përsëri ne përfaqësuesen e Sirisë. Ky është Omar el Sonah që është Ronaldo dhe Mesi aziatik, së bashku!

Sfidanti.al