Dikur s’kishte këpucë që të luante, Rikarlison shfaqet si  yll në Premier Ligë!

Në vegjëli, djaloshi i varfër brazilian u thoshte shokëve se, kur të të rritej, do të luante në kampionatin më të fortë në botë. Rikarlisonit nuk iu desh shumë kohë që të bëhej një nga të papriturat më të këndshme të Premier Ligës, pasi me bluzën e Uotfordit, duke qenë vetëm 20 vjeç, në tri ndeshjet e para ai ka shënuar tre gola. Sidoqoftë, ky brazilian i ri ka një histori mjaft interesante edhe në jetë, pasi, sikurse shkruan gazeta “San”, deri para katër vitesh, ai nuk kishte as këpucë që të luante futboll!

“Jam rritur në favela (lagje shumë të varfra periferike). Familja ime ishte aq të varfër, saqë unë nuk kisha këpucë, me të cilat mund të luaja. Këpucët e futbollit ishin ëndrra jonë”, tregon Rikarlisoni që, kur u rrit, ëndërronte që të luante në Premier Ligë, ku edhe luan aktualisht. “Kur shihja ndeshje të Premier Ligës në televizor me xhaxhain tim, i thosha, vazhdimisht, atij se edhe unë, një ditë, do të luaj atje”, vuri në dukje Rikarlisoni që, deri para katër vitesh luante me klubin lokal Real Norosteu, ku atë e vuri re biznesmeni vendas Velasko që konstatoi se djaloshi i ri kishte cilësi mjaft të mira dhe që i bleu atij, për herë parë, këpucë futbolli të reja!

“Që atëkohë, ritmi i jetës sime i përshpejtua. Në Rio nuk mund të dalësh në rrugë, nëse ekipi ty ka humbur ndeshjen, por, të nesërmen, kur fiton, ti je hero dhe kështu unë shumë shpejt e pashë veten në ligën me të fortë të botës, Premier Ligën angleze”, thotë ky sulmues brazilian që frikën më të madhe e kishte pasur në Brazil, në aeroport, kur kthehej nga ndonjë ndeshje, të cilin ekipi i tij, Fluminense, e kishte humbur dhe tifozët e kërcënonin me jetë!

Sfidanti.al