Pike, Shakira dhe Katalonja, mbrojtësi i Barçës “flet” për të gjitha!

Pike dhe Katalonja, Pike dhe Shakira, pothuaj është harruar “Pike dhe Barcelona”. Nuk kanë qenë kohë të lehta për qendërmbrojtësin, veçse punët nuk duken aq keq sa thuhen. Një foto me maska tregoi se Pike dhe Shakira nuk qenkan “dhëmb për dhëmb”, nuk qenkan duke u ndarë. Aty duken Gerardi dhe këngëtarja kolumbiane, në një shitore, ai me një maskë shpendi dhe ajo me një maskë më modeste që nuk e fshihte aspak. “Blerje me maska! @shakira”!, ishte komenti i Pikesë në foton e hedhur në Instagram.

Futbollisti i Barçës duket i qetë pas kritikave, vërshëllimave dhe ofendimeve gjatë ndeshjeve të kombëtares, për shkak të qendrimit të tij në favor të pavarësisë së Katalonjës. Në fund të fundit, për gjithçka mendon Shakira, ndaj edhe Pikeja e ndau foton me shoqen e tij, për kënaqësinë e 14.2 milionë ndjekësve që ka në Instagram.

Sfidanti.al