Herta e Berlinit solidaritet me NFL, Bundesliga vlerëson gjestin e futbollistëve

Futbollistët e Hertës së Berlinit vendosën të solidarizohen me lojtarët e NFL në protestën e tyre kundër racizmit duke u ulur në gjunjë përpara fillimit të sfidës me Shalken të cilën e humbën 2-0. Një gjest ky që mori vlerësimin maksimal nga drejtuesit e Bundesligës gjermane që e bënë këtë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter

‘Një gjest madhor dhe i rëndësishëm-lexohet në postimin në profilin zyrtar të Bundesligës në këtë rrjet social.

Ideja u miratua në unanimitet nga të gjithë lojtarët-tregoi Salomon Kalu pas ndeshjes. Nismës së futbollisteve iu bashkuan edhe trajneri Pal Daradai dhe një prej drejtuesve të klubit Mikael Pretz, edhe këta mbështetën një gju në tokë. Gjesti i lojtarëve të Hertës u fol shumë në median gjermane sipas së cilës ishte gjëja më e mirë që kjo skuadër tregoi në fushë në sfidën me Shalke 04.

sfidanti.al