Kina i kthen buzëqeshjen Maria Sharapovës. Pas 2 vvitesh tenistja ruse rikthehet te triumfi në një turne dhe këtë e bëri në ‘Tianjin Open’ . Në finalen e këtij evenimenti, Masha, sic e thërrasin të gjithë Sharapovën mundu 19 vjecaren bjelloruse Sabalenka, për të cilën kjo ishte finalja e parë në karrierë, me rezultatin 2-0 me sete 7-5;7-6. Ishte një ndeshje me shumë intensitet që zgjati 2 orë e 10 minuta me Sharapovën që në setin e dytë u desh të shihte t’i anuloheshin 3 match points përpara se të siguronte triumfin final. Një fitore të cilën ajo e shoqëroi me një britmë lehtësimi për tenisten siberiane që regjistroi titullin e saj të 36 në karrierë, ndërkohë që suksesin e fundit ajo e ka në 2015 pikërisht në Turneun e Romës. ‘Ky sukses ka një domëthënie të vecantë për mua-tha Sharapova-erdhi pas një rrugëtimi të gjatë prej 2 v itesh. ka qenë një javë fantastike për të cilën dua të falenderoj skuadrën time dhe të gjithë stafin e turneut, përvec WTA. Dua të bëjë komplimentat e mia edhe për Arinën të cilën e pret një e ardhme e ndritur dhe unë shpresoj të përballem me të edhe herë të tjera’.
sfidanti.al