Festimet pas ndeshjes së humbur ndaj Kilit u ka kushtuar 5 futbollistëve të përfaqësueses ekuadoriane, të cilët u pezulluan për një kohë të pacaktuar. Sipas ‘El Comercio’, gjithcka ndodhi në mbrëmjen e 6 tetorit kur u luajt edhe sfida ndaj kilianëve ,e Ekuadorin qe e panë veten përfundimisht jashtë botërorit, ndërkohë që ditë më vonë zhvilluan edhe sfidën me Argjentinën edhe kjo e humbur. Kjo sjellje shtyu drejtuesit e Federatës Ekuadoriane të Futbollit për të marrë këtë masë disiplinore për ndaj një pjese të skuadrës. Federata nuk publikoi emrat e lojtarëve të ndëshkuar, por sipas ‘El Comercio’ ata janë Ener Valencia, Robert Arboleda, Xheferson Orehuela, Gabriel Kortez e Zhoao Plata.
Sfidanti.al