ManU-ja duket se po “lëpin plagët” e veta, në përpjekje për ta marrë veten nga humbja e fundit shkatërrimtare 0-4 nga Çelsi, duke mundur 1-0, mbrëmë, rivalin kryesor të qytetit të tij, Mançester Sitin, ne kuadrin fazës 1/8 së Kupës së Ligës së Anglisë dhe duke kënaqur, kështu, tifozët e “djajve të kuq”.
Por, si gjithnjë, edhe kësaj here, në qendër të vemendjes ishte trajneri i ManU-së, Zhoze Murinjo, që ishte edhe objektivi kryesor i kritikave pas humbjes poshtëruese ndaj ekipit londinez (Çelsi).
Murinjo, në fakt, si një xhentelmen i vërtetë dhe me një respekt të madh, e festoi fitoren e ekipit të tij ndaj të njohurit të tij të kahershëm, Pep Guardiola, me të cilin, tani, u barazuan (1-1) në ndeshjet e ndërsjella të zhvilluara në Angli, por gjesti që ai bëri poshtë tribunave të “Teatrit të ëndrrave” (Old Trafford), ishte më i komentuari në Angli. Trajneri portugez tregoi një klas të lartë, përmes një gjesti, lidhur me humbjen e thellë që pësoi nga Çelsi të dielën e fundit, duke u kërkuar për të (humbjen) ndjesë tifozëve që e pritën atë pozitivisht, duke e duartrokritur gjestin e strategut portugez.