Zvicra mbi Italinë, fatet e plej ofit vendosen në shortin e 17 tetorit!

Ndeshjet do të luhen në dy “breza”, në 9-11 nëntor dhe pastaj në 12-14 të po këtij muaji. Këto janë datat e plej ofit europian për në Botëror, ku mëtojnë të shkojnë 8 skuadra, por ku do të mbijetojnë vetëm 4. Zvicra, pavarësisht dëshpërimit që nuk ia doli të shkonte direkt në Rusi, e ka të qartë se ndodhet në pozicion shumë të mirë. Plot 21 pikë, dhe vendi i parë edhe mes kokave të serisë, duke lënë prapa me distancë Italinë (17), dhe pastak Danimarkën e Kroacinë (nga 14).

Për vetëm një pikë (13), “ranë” në vazon e dytë Suedia, Irlanda e Veriut, Greqia dhe Irlanda, ndërsa Sllovakia po për një pikë u eleminua (12). Fat i keq, pasi sllovakët kishin golaverazh më të mirë sesa gjithë vazoja e dytë me përjashtim të Suedisë. Shorti do të hidhet në 17 tetor në selinë e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës.

Sfidanti.al