Një tjetër e diel për t’u harruar në Serie C për Modenën, e cila për të dytën herë radhazi humbi në tavolinë 3-0. Këtë radhë ajo që fitoi pa luajtur fare ishte Albinoleffe duke e bërë akoma më të dukshme dramën që po jeton kjo skuadër. Këtë radhë nuk pati funeral nga ana e tifozëve të cilët preferuar një pankartë për të treguar dëshpërimin duke parë se në cfarë gjendje ësjhtë katandisur Modena. ‘Gjetja e radhës e turpshme e kësaj situate qesharake. Taddeo nuk të duam-ishte thirrja ndaj pronarit të klubit. Ajo që të trishton më shumë është pamja e futbollistëve të modenës në momentin kur dolën nga stadiumi Braglia, me thasët e hedhjes së mbeturinave në vend të çantave sportive sic i kanë të gjithë kolegët e tyre. Në aspektin sportiv, gjendja e skuadrës është po aq dramatike; Modena është në vendin e fundit me 0 pikë pasi në cdo ndeshje ka pasur vetëm humbje, ka sulmin më të dobët të të gjithë Serie C.
Sfidanti.al