Vettel, dëgjoje Marchionnen: të mos e humbasin besimin

Sebastian Vettel është disi i dorëzar në luftën për titullin kampion në Formula 1, por jo Sergio Marchionne. Presidenti i Ferrarit  i kërkoi skuadrës së tij të vijojë betejën për të ngushtuar diferencat me Hamilton dhe Mercedes  dhe nuk kapet aspak pas munges së fatit.

“Nuk flas për fat të keq, pasi nuk i besoj-tha Marchionne-janë gjëra që u ndodhin të gjithëve. Ajo që ka më shumë rëndësi është që të mos humbet besimin që na ka sjellë deri këtu. Nuk dua të bëj arrogantin, por besoj se Ferrari është në të njëjtin nivel, në mos më lart se Mercedes. Edhe Red Bull ka bërë hapa para, por nuk besoj se do të mund të barazohet me Ferrarin përsa i përket pozicionimit në gara’. Me pak fjalë, mesazhi është ; kurrë mos u dorëzo. ‘Kanë mbetur edhe 4 gara, nuk e kemi humbur ende sezonin-vijoi Marchionne-impenjimi vazhdon. Jam i sigurt se po të mos i kishim problemet që na u shfaqën në garat e fundit, sot do të flisnim ndryshe. Ju kujtoj se vitin e kaluar askush nuk vinte bast se Ferrari do të ishte në kusdhte të tilla. Jam optimist duke mparë atë që ka bërë deri tani skuadra’.

Sfidanti.al