Heynckes rikthehet në shtëpi: Bayerni do të ringrihet

Jupp Heynckes kthehet në shtëpinë e tij. 72 vjecari  bëri prezantimin e tij si timonieri i Bayernit të Mynihut në vend të Carlo Ancelotit. Fitues i tripletës në 2013 me bavarezët, Heynckes u shfaq mirënjohës ndaj kampionëve të gjermanisë për mundësinë e radhës që i dha për të qene në stolin e kësaj skuadre e cila kohët e fundit është shfaqur pa ide dhe pa shumë dëshirë për të luajtur. ‘Duhet të falenderoj Bayernin-tha Heynckes në momentin e prezantimit- jam në gjendje shumë të mirë si fizike ashtu edhe mentale. Pavarësisht momentit të vështirë, jam i  bindur se skuadra shumë shpejt do të shfaqë një profil krejt tjetër. E kam tashmë në menje një plan, e rëndësishme ështe që futbollistët të rigjejnë besimin te forcat e tyre’. Sigurisht motivet për t’u kthyer te bayerni nuk mungojne dhe Heynckes i shpjegoi arsyet e tij.  ‘Bayerni më dha mundësinë që të bëhem një trajner i njohur-vijoi Heynckes- dhe kjo është një arsye që më shtyu të kthehem në pankinën e këtij ekipi. Detyra ime është që të krijoj një grup futbollistësh që janë në gjendje që të kthejnë situatën në favor. Lojtarët e Bayernit i kanë aftësire dhe potencialin për ta arritur këtë’

Sfidanti.al