Ronaldo dhe skuadra e tij ‘Dream Team’; përfshin Messin, lë jashtë CR7

Fenomenti Ronaldo përpilon formacionin  e tij historik, që nuk do t’i pëlqejë aspak Cristiano Ronaldos. Ish sulmuesi i Barcelonës, Interit, Realit të Madridit, Milanit e ka lënë jashtë skuadre portugezin duke parapëlqyer Lionel Messin.

‘Esporte Interativo’ ishte kanali televiziv që i kërkoi ronaldos të përcaktonte ‘Skuadrën e tij më të mirë të të gjitha kohërave’ duke vendosur në të argjentinasin dhe jo Ronaldon që per me teper ka një raport të mirë me Fenomenin. Në formacionin e tij, Ronaldo ka përfshirë edhe Diego Armando Maradonën e Pele si dhe veten e tij për të plotësuar linjën e sulmit.

Ronaldo preferoi një skuadër shumë ofensive me Maradonën e pele. Po kështu Ronaldo Fenomeni vendosi shumë emra fitues të titujve botërorë me përfaqësueset e tyre. Në skuadrën e tij ka gjithashtu edhe  3 ish futbollistë të Realit të Madridit, Cannavaro, Roberto Carlos e Zinedine Zidane, e asnjë nga Reali aktual. Ndryshe ndodh me Barcelonën që ka nga një përfaqësues si nga skuadra e mëparshme ashtu dhe nga ajo aktuale.

Sfidanti.al