Simona Halep, më në fund, arriti që të depërtoi në pozicionin nr.1 të listës së ATP-së. Fitorja e fundit 2-0 mbi tenisten Ostapenko në gjysmëfinale të turneut të Pekinit i solli jo vetëm daljen në finale të këtij turne kësaj tenisteje rumune, por edhe vendin e parë në ranglistën botërore.
Sikurse dihet, pak kohë më parë, Ostapenko e mundi Halepin në turneun “Rolan Garos”, duke e mos lënë që të hipte në vendin e parë të listës së lartpërmendur, kështu që fitorja e fundit e tenistes rumune ndaj Ostapenkos në Pekin mund të konsiderohet si njëlloj shpagimi.
Halepi në finale do të ndeshet me Kvitovën ose Garsian.
Sfidanti.al