Zllatko Daliç, trajneri i ri i Kroacisë, emër që nuk tingëllon mire…

Zllatko Daliç është zgjedhja e kryesisë së Federatës së Futbollit të Kroacisë (FFK) për ta vendosur në krye të ekipit përfaqësues kroat, pasi, në një mbledhje urgjente të saj u mor vendimi për shkarkimin e timonierit të deritanishëm të ekipit, Ante Caçiç. Megjithëse opinioni publik kroat, priste një emër më të “tingullueshëm”, presidenti i FFK-së, Davor Shuker, dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë zgjodhën Daliçin që të drejtojë ekipin kroat në ndeshjen e fundit vendimtare ndaj Ukrainës, në fushën e kësaj të fundit. Fjala është për një ish-futbollist të Velezhit, Varteksit dhe Hajdukut të Splitit që vitet e fundit, si trajner, i ka kaluar në Arabinë Saudite (Al Hilal) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (Al Ain).

Trajneri i ri do të ketë një detyrë mjaft të vëshirë që të fitojë në Ukrainë, përndryshe, ekziston rreziku që as me barazim Kroacia nuk do të mund të arrijë në fazën play of. Vendimi i FFK-së, për të vendosur Daliçin në krye të kombëtares kroate, shkaktoi pakënaqësinë e madhe të trajnerit legjendar kroat, Miroslav “Ciro Blazheviç”, sipas të cilit, si ka mundësi, që një trajner gati i “panjohur” vihet në krye të Kroacisë në prag të ndeshjeje të tillë vendimtare me Ukrainën. Dihet, përgjithësisht, se Ciroja është një “armik” i madh i presidentit të FFK-së, Davor Shuker, të cilin ai e konsdieron si “shkatërrues” të futbollit kroat.

Sfidanti.al