Humbja e djeshme nga ana e Shkëndijes së Tetovës, në fushën e vet, e shkaktuar nga ekipi shqiptar tjetër, Shkupi, tregon se ditët e trajnerit boshnjak të saj, Bruno Akrapovaç, janë të numëruara në këtë klub që, sikurse dihet, ka pronar kompaninë e njohur shqiptare, Ekolog, të Tetovës. Dy humbjet nga Vardari dhe Shkupi që, këtë vit, është ngritur në kategorinë superiore të Maqedonisë, duken se janë më të forta sesa sukseset evropiane të Shkëndijës, gjatë kësaj vere, dhe, me siguri, ky ekip, së shpejti, do të bëhet më trajner të ri.
Sipas informacioneve jozyrtare, krerët e klubit tetovar po bisedojnë me Miodrag Jeshiçin dhe pritet që, ditët e ardhshme të afërt, ata (krerët e klubit) të ulen, për të biseduar për kushtet, në një tryezë të përbashkët me këtë trajner, gjithashtu, boshnjak. Trajneri Jeshiç, sezonin e kaluar, ka drejtuar ekipin Sarajevo, ndërsa, më parë, ka qenë trajner me Partizanin e Beogradit, Liteksin, CSKA-në e Sofies, Jangon Junajtidin kinez, Al Itihadin arab dhe afro 10 klube të tjerë në pesë-gjashtë vende. Jeshiç, 57 vjec, ka arritur suksese të mëdha më Partizanin, ku ka kaluar edhe një pjesë të madhe të karrierës së tij si futbollist, ndërsa ka luajtur edhe me ekipet turke, Alltai dhe Trabzonspor.