Në rrjetet sociale po shkruhet shumë, këto ditë, për ndërhyrjen e rrezikshme të Paulinjos ndaj Nejmarit gjatë një séance stërvitore të ekipit përfaqësues të Brazilit, duke shkaktuar gëzimin e tifozëve të Barçes që po lavdërojnë lojtarin e tyre (Paulinjon). Sidoqoftë, kjo histori mund të jetë edhe e gënjeshtërt, pasi, në ditët e sotme, për spekulimet futbollistike mjafton një postim që ai “të marrë dheun” në rrjetet sociale, në të cilat, sidoqoftëe, shkruhet se tifozët e Barcelonës janë gëzuar pas dëmtimit të ka pësuar ish-sulmuesi i Barcelonës, duke i thurrur elozhe Paulinjos.
Disa rrjete, madje, shkojnë edhe më tej, duke shkruar se Nejmari u nxeh aq shumë, sa “u kap për fyti” me Paulinjon në dhomën e zhveshjes, por se ata i ndanë lojtarët e tjerë. Por, sidoqoftë, e gjithë kjo histori ka shumë mundësi që të jetë një spekulim i pastër, pasi asnjë burim i besueshëm nuk e ka konfirmuar këtë lajm.
sfidanti.al