Përfaqësuesja e Maqedonisë, ndeshjen kualifikuese të radhës për në Kupën e Botës Rusi 2018 do ta zhvillojë në Torino me homologen e saj të Italisë, më 6 tetor. Ndërkohë që dihet se rezultati i kësaj ndeshjeje nuk ka asnjë rëndësi për pozicionin e ekipit maqedonas në Grupin G, ku bëjnë pjesë, gjithashtu, Spanja, Shqipëria, Izraeli dhe Lihtenshtaini, por, megjithatë, mund të ndikojë te pozita e saj në ranglistën e FIFA-s.
Media italiane po shkruan për situatën në futbollin maqedonas, sidomos në ekipin përfaqësues, duke veçuar dy lojtarët më të mirë, Ilija Nestorovski dhe Goran Pandev, që, sikurse dihet, luajnë në kampionatin italian dhe janë mjaft të njohur për tifozët e atjeshëm. “Po vjen Maqedonia, me në krye Nestorovksin dhe Pandevin që përbëjnë edhe rrezikun më të madh për ekipin italian”, vinte në dukje sot “Radiogol 24”, duke theksuar se ekipi maqedonas i organizon mjaft mirë kundërsulmet, duke përbërë një kërcënim serioz për ekipet kundërshtare.
Sfidanti.al.