Kristiano Ronaldo tregoi edhe një herë tjetër se ka një zemër të madhe. Ylli i Realit të Madridit ia fali “Topin e artë” që fitoi më 2013, fondacionit “Make A Wich” që kujdeset dhe ndihmon fëmijtë e sëmurë. Kopja e trofeut të mësipërm që Ronaldo mori, më 2013, u shit në ankandin e Londrës për 600 000 euro. Futbollisti portugez, atë vit, ndërpreu dominimin katërvjeçar të Lionel Mesit, duke e fituar trofeun në fjalë para Mesit dhe Frank Riberisë.
Kristiano Ronaldos, në aksionin humanitar në ndihmë të fëmijëve të sëmurë, i janë bashkuar edhe trajnerët Pep Guardiola dhe Zhoze Murinjo që dhuruan nga 30 000 euro.
Sfidanti.al