Afron Spanjë-Shqipëri, Pique: Ta marrim këtu kualifikimin

Spanjës i duhet vetëm një fitore në 2 ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin direkt për në fazën finale të Botërorit dhe ajo do të kërkojë që ta arrijë objektivin e saj në përballjen  ndaj kombëtares shqiptare. Kjo është ajo që ka deklaruar mbrojtësi i La Rojas Gerard Pique në një intervistë për median iberike. ‘Jam i kënaqur që kthehem këtu-tha Pique-të shohim nëse e fitojmë këtë ndeshje  dhe të kualifikohemi për në fazën finale të Botërorit, gjë që është shumë e rëndësishme. Është gjithnjë emocionuese të marrësh pjesë në një event si Kupa e Botës’. Pique prej ditësh ka marrë të gjithë vëmendjen për shkak edhe të aktualitetit politik në vend. nNë 1 tetor në Catalunya do të mbahet referendumi për pavarësinë dhe futbollisti 30 vjecar si katalanas që është shprehu mbështetjen pro votimit në këtë proces duke i turbulluar jo pak gjërat rreth përfaqësueses spanjolle. I pyetur nëse ndihet në presion, Pique u përgjigj: ‘Aspak, nuk jam nën presion. Gjithnjë e kam thënë se për mua është krenari dhe motivim i madh që të luaj për përfaqësuesen spanjolle. Fakti që trajneri më ka grumbulluar sërish në skuadër do të thotë që kam punuar shumë mirë’

sfidanti.al