Cabi Alonso do të bëhet trajner? Një ndihmes luksi për Ançelotin…

Futbollisti i “pensionuar” spanjoll, Cabi Alonso, së shpejti, do të fillojë që “të notojë në ujrat” e trajnerëve. Ky futbollist 35-vjeçar, në fund të sezonit të kaluar, vendosi që “të dalë në pension” si lojtar aktiv, por duket se “pensioni” i tij zgjati pak kohë, sepse ai ka vendosur që “t’i hipë shalës” së trajnerit.

“Mbas 17 vitesh, unë kam vendosur që të bëj një hap tjetër. Do të bëhem trajner”, shkroi Alonso në profilin e tij në Instagram. Momentalisht, nuk dihet se në cilin klub ai ka ndërmend që ta fillojë karrierën si trajner, por lidhur me këtë kanë filluar që të spekulojë media. Thuhet se ai ka marrë një ofertë që të bëhet ndihmës i Karlo Ançelotit te Bajerni. Alonso, gjatë karrierës së tij, krahas Bajernit, ka luajtur me Real Sosiedadin, Liverpulin dhe Real Madridin. Me përfaqësuesen e Spanjës ai ka zhvilluar 114 ndeshje.

Sfidanti.al