Manuel Neuer rrëfen sekretin; Luaj me një pllakë metali në këmbë që nga 2008.

Manuel Neuer është mësuar me dëmtimet në këmbë. kapiteni i bayernit të Mynihut në një intervistë për ‘SportBild’ rrëfeu një fakt kurioz të jetës së tij që kanë të bëjnë pikërisht me problemet fizike të tij. Ditët e fundit, Neuer iu nënshtrua nj ndërhyrjeje kirurgjikale  në këmbën e majtë dhe do të kthehet në fushat e lojës vetëm në fillim të vitit 2018 .’Në vitin 2008, kur isha pjesë e Schalkes, pësova të njëjtin dëmtim, por në këmbën e djathtë-tregon Neuer në intervistën e tij-që nga ai moment luaj me një pllakë metali të vendosur në të. Të them të drejtën, kjo pllakë nuk më ka hapur asnjë problem dhe gjithcka e kam përballuar me qetësinë më të madhe’.

sfidanti.al