Neymar dhe Edinson Cavani së bashku me Dani Alves ishin ndëshkuesit e Bayernit të Mynihut në ndeshjen e radhës së Ligës së Kampioneve. Në një moment të sfidës u pa edhe një përqafim mes tyre duke bërë që të mendohet se u arrit paqja pas një jave të turbulluar e të mbushur me polemika. Por më shumë se paqe, ajo mes dy sulmuesve ishte një armëpushim. Në përfundim të sfidës si uruguajani ashtu edhe braziliani u përpoqën që të mohonin gjithcka dhe të qetësonin shpirtrat me frazën : Skuadra është mbi të gjithë. ‘Kam lexuar shumë histori të sajuara-tha Neymar për mnedian braziliane-flitet për gjëra që askush nuk i di e që nuk ekzistojnë’. Por kur u pyet në mënyrë specifike për raportet me Cavanin, Neymar uli kokën dhe deklaroi se e dha përgjigjen e tij për këtë pyetje. Por braziliani nuk ngurroi aspak të fliste për Mbappe të cilin e konsideroi si një kandidat për të fituar Topin e Artë në të ardhmen. Ndërsa Cavani deklaroi: ‘Ka diferenca, secili prej nesh ka mënyrën e tij të të menduarit, të të jetuarit, por në fushë duhet të jemi një familje, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi’. Gjithsesi, raportet mes Cavanit dhe Paris Saint Germain nuk janë shumë të mira dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet verën e ardhshme.
sfidanti.al