“Doktor” Valentino Rosi – një “çudi” mjekësore!

Valentino Rosi tregoi, edhe një herë tjetër, se ai përbën një fenomen mjekësor, duke hipur përsëri në motor, vetëm tri javë pasi ra dhe theu këmbën! Menjëherë mbas ndërhyrjes kirurgjikale, u tha se Rosit do t’i duhet që të pushojë, të paktën, një muaj, por ai, 18 ditë më pas, bëri të kundërtën, duke i dhënë motorit “Jamaha” në Misano.

Krerët e “Jamahës”, tanimë, kanë njoftuar se “Doktori” nuk do të garojë në Aragon dhe se atë do ta zëvendësojë Mihael van der Mark, por mbetet që të shihet, nëse gjithçka mund të ndryshojë brenda 24 orëve të fundit dhe nëse motoçiklisti italian do ta provojë se ai është gati që të marrë pjesë në garën e kampionatit Moto GP.

Sfidanti.al