“Kontributi i vecante, por i vertete do te vlersohet gjithmone ne menyren e duhur” me kete fjali e hapi diskutimin e tij Agim Fagu ne diten me te rendesishme ate te dekorimit nga Presidenti i Republikes me dekoraten Gjergj Kastriot Skenderbeu.
Ne 70 -vjetorin e tij ai mori kete dhurate per nje karriere te jashtezakonshme si sportist por edhe me pas si diplomat i shquar ne vend.
Por nje gje ra ne sy ne ceremonine e zhvilluar ne presidence. Propozimi per dekorimin e Fagut erdhi nga nje grup intelektualesh dhe jo nga institucionet e sportit, as Komiteti Olimpik e as Federata e Basketbollit e cila vetem pak muaj me pare nuk la basketbollist 30 vjecar pa i dhene titullin mjeshter sporti. Rrethi i njerezeve te pranishem ne ceremoni ishte i vogel.
Familjare, pak sportiste qe kane ndare vitet me te dhe disa miq te ngushte, askush nga Federata e Ponarit, ku Fagët kanë bërë histori që nuk fiket dot nga zyrtarët e sotëm, kampionet e hipokrizise sportive..
Komiteti Olimpik ne te cilin ai sherbeu per 3 vite si president nuk beri asnje urim, as Federata e Basketbollit e cila si per koicidence mbush dhe ajo 70 vjet nga krijimi i saj.
Per ta mbiemri Fagu mbetet i urryer. Ne ceremonine e inagurimit te Qendres Olimpike ku u zhvillua nje ndeshje miqesore mes Kosoves dhe Shqiperise familja Fagu nuk ishte e ftuar, as Gimi e as Beni, ky i fundit ka qene dhe trajner i Kryeministrit te vendit i pranishem ne parket ate dite.
Kontribute te vecanta kane dhene shume njerez ne kete vend, por te vertetë kane qenë pak. Shoqeria jone dhe sidomos ajo sportive te vertetët i ka alergji. Dhe prandaj jemi ketu sot me nje kombetare basketbolli te fundit dhe me rezultate turperuese.
Gen Bani