Shumë fjalë të bukura për Milanin në triumfin kunder Juventusit, shkuan ne koshin e mbeturinave pas ndeshjes me Xhenovën. Ishte një rast flagrant kur futbolli të zbret këmbët në tokë. Kuptohet, s’pritej një humbje me 3 gola, një humbje kaq cilësore, sapo trajneri Montela u dha një shans edhe futbollistëve të stolit, nga të cilët mori përgjigjen e gabuar. Pse kaq i paqendrueshëm Milani? Një fitore e bujshme me Juventusin, ku brezi i futbollistëve të rinj mori pagëzimin “ rinovimi i artë”,më pas, shfaqet një humbje e bujshme, pa shumë histori, ku Milanin që nuk e vuri në dyshim për asnjë moment humbjen.
Dhe asgjë nuk është rastësore nëse mbështetesh tek shifrat: hera e tretë me radhë që Xhenova në fushën e saj i jep leksione Milanit. Këtë herë ishte ndryshe. Milani vinte nga qielli i shtatë dhe meritoi humbjen më të pastër në rezultat dhe në përmbajtje. Pyetjet që lindën pas kësaj ndeshjeje të panjohur për “djajtë”: pse kjo rënie e ndjeshme fizike dhe mentale e ekipit? Ajo që dihet me sigrui në këto momente, Milani akoma nuk është gati të futet në grupin e të fortëve të kampionatit, aq sa t’i mbajnë gjunjët vetëm Juventusin dhe..Xhenovën.