Ai është tashmë ish-kapiten i kombëtares dhe duket se mund ta mbyllë me futbollin e luajtur. Lorik Cana, gjithsesi, nuk pritet të ndahet nga pasioni i madh i jetës së tij. Shqiptari i Kosovës ka përfunduar sot në kryeqytet kursin e nivelit të parë për t’u bërë trajner. Në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të certifikatave për nivelin B, që është niveli për moshat e reja dhe futbollin amator. Me të përfunduar kursin, Cana ka udhëtuar për në Kosovë, ndërsa është e sigurt se ai do të ndjekë edhe kurset e nivelit A dhe Pro të UEFA-s, për të pasur mundësi të jetë trajner i nivelit më të lartë profesionist në Europë dhe në gjithë botën.
B. Kuka