Prezantimi i skuadrës ideale të kampionatit Evropian të Basketbollit la një nga imazhet më sportive të evenimentit. në përfundim të aktit në momentin kur lojtarët po tërhiqeshin, u vu re sesi pau Gasol shkoi të ndhmojë Luka Doncic, ylli i ri i basketbollit kontinental, me 18 vjecarin që në finalen me Serbinë pësoi një dëmtim në kavilje pa mundur ta luajë atë deri në fund. Të dy u larguan nga parketi të përqafuar ndërsa bisedonin, ndërkohë që pas tyre, edhe këta të përqafuar, ishin Goran Dragic e Bogdan Bogdanovic. Një imazh që gjeti jehonën edhe në rrjetet sociale, ku një pjesë e lojtarëve mes të cilëve edhe vetë Doncic shkruan: ‘Respekt’. Pa dyshim kjo është ajo që ekziston mes yjeve të Eurobasketit.
sfidanti.al