Ky futbollist brazilian nuk ishte në fushë, kur Liverpuli pësoi, fundjavën e kaluar, atë humbje katastrofike nga Mançester Siti, duke qenë se ende po ndjen pasojat e transferimit të tij të dështuar për te Barcelona, por, sidoqoftë, ai do të luajë, që në fillim të Ligës së Kampioneve. Ai, në fakt, ka biseduar me trajnerin gjerman, Jyrgen Klop, ndërsa nuk ka patur ndonjë reagim negativ nga ana e tifozëve dhe, tani, Kutinjo nuk po mban inat me Liverpulin, por me… Barcelonën, sepse kjo e fundit i kishte premtuar atij se do ta çonte atë, me çdo kusht, në “Kamp Nou” dhe se ishte gati që të paguante çdo çmim që do të kërkonte Liverpuli, pra 150 milionë euro. Kutinjo e konsideroi këtë punë të mbaruar dhe kjo ishte arsyeja që ai kërkoi që të vendosej në listën e transferimeve, ndërsa edhe kundërshtoi që të luante me ekipin gjatë fazës parasezonale.
Më pas, Barcelona pretendoi se Liverpuli bënte kërkesa të paarsyeshme, madje se ai kishte kërkuar edhe 200 milionë euro. Liverpuli, nga ana e tij, përgënjeshtronte, duke thënë se në adresë të tij nuk kishte ardhur as edhe një ofertë dhe jo më 150 milionë euro, gjë që filloi ta fusë në dyshime Kutinnjon që, tani, mendon se klubi katalonjas e gënjeu atë, thjesht e refuzuan, ndoshta, duke konsideruar se ai nuk i vlen këto para, megjithëse trajneri (Valverde) thoshte të kundërtën. Duhet të pritet që ta dalë ndonjë detaj i ri lidhur me këtë çështje që të merret vesh e vërteta.
Sfidanti.al