Futbollisti legjendar i Arsenalit, Toni Adams, është një legjendë tjetër që ua bashkua legjendave të tjera të “topçinjve” që kanë kritikuar trajnerin e këtyre të fundit, Arsen Venger. “Ai është një njeri, me të vërtetë, shumë i mirë, atij mund t’i afrohesh fare lehtë dhe me të ke dëshirë që të punosh në aspektin e marrëdhënieve njerëzore, por, kur është fjala për futbollin, ai nuk më ka mësuar asgjë, as mua dhe as lojtarët e tjerë. Megjithatë, unë vazhdoj që të mendoj se ai është një trajner i mirë në Premier Ligë, kur është fjala për përgatitjen fizike”, thotë ish-kapiteni i Arsenalit Toni Adams, duke shtuar se është i habitur se ai nuk është refuzuar akoma tek Arsenali.
“Për Vengerin do të ketë, gjithnjë, vend te ky klub, por në kryesi dhe jo si trajner. Konsideroj se ka ardhur koha që t’i themi lamtumirë Vengerit si trajner” thotë Adamsi.
Sfidanti.al