Pak ditë më parë, në një mbledhje të njerëzve kryesorë të Premier Ligës (PL) në Angli u ra dakord se sezoni veror i transferimeve të mbyllet para fillimit të kampionatit. Gjatë kohëve të fundit, ka pasur shumë polemika rreth asaj se vazhdimi i sezonit veror të transferimeve edhe mbas fillimit të sezonit të ri të kampiionatit i shkakton një komplikim të panevojshëm frymës konkurruese te lojtarët, për shkak të paqartësië se me cilin klub do të luajë një futbollist i caktuar dhe nëse pozita e tij do të kërcënohet pas ardhjes eventuale së lojtarëvë të rinj në momentet e fundit.
Nga 20 ekipe që marrin pjesë në PL, 14 ekipe thanë “Po”, një abstenoi dhe pesë thanë “Jo”. Tani, u zbulua sesi kanë votuar klubet. Sa u përket atyre që votuan kundër, fjala është për Mançester Junajtidin, Mançester Sitin, Uotfordin, Suonesn dhe Kristal Pallasin. Në fakt, Junajtidi, gjatë verës, të gjithë përforcimet i solli shumë kohë para fillimit të sezonit të ri, por, sikurse duket, Murinjos i pëlqen që të ketë një opsion deri në fund të gushtit, që ta përforcojë ekipin. Megjithatë, që nga sezoni i ardhshëm, ai nuk do ta ketë këtë mundësi. Guardiola, nga ana tjetër, u përpoq që, deri më 31 gusht, kur u mbyll sezoni i transferimeve, të sillte në ekip Aleksis Sançezin dhe Xhoni Evansit, kështu që kuptohet se përse ai votoi kundër.
Sfidanti.al