Trajneri i përfaqësueses së Gjermanisë, Joakim Lëv, mbajti, këto ditë, një qëndrim mjaft të ashpër ndaj një grupi tifozësh gjermanë, të pranishëm në ndeshjen e fundit kualifikuese në Ceki, ku ekipi gjerman fitoi 2-1 ndaj ekipit homolog çek. Ai tha se ishte shumë i zhgënjyer nga një grup tifozësh gjermanë (rreth 200 veta) që jo vetëm nuk treguan respekt ndaj mikpritësve, por edhe e vërshëllyen himnin çek dhe, për më tepër, kënduan këngë naziste kundër futbollistëve të vet! Për shkak të kësaj situate, duke pasur parasysh sjelljet e pahijshme të tifozëve gjermanë, FIFA ka nisur procedurën disiplinore përkatëse. Pritet që masa e dënimit të jepet gjatë këtij muaji.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Rainhard Grindel, gjithashtu, shprehu zhgënjimin e tij lidhur me sjelljen e tifozëve gjermanë në Ceki, duke deklaruar se biletat që kanë marrë këta tifozë, nuk janë siguruar nga federata dhe se ata i kanë gjetur ata përmes një kanali tjetër.
Sfidanti.al