Tifozët serbë vazhdojnë ta përjetojnë rëndë faktin se njëri prej basketbollistëve më të mirë në Evropë, amerikani Justin Doellman ka vendosur të luajë për Kosovën.
Lojtari i krahut, Doellman ka luajtur në pesë prej gjashtë ndeshjeve të Kosovës në eliminatoret për “Eurobasket 2017”, që u luajtën në ditën e fundit të gushtit dhe gjatë shtatorit, shkruan sot Koha Ditore. Doellman ishte më i miri te Kosova dhe po vazhdon me formë të mirë edhe te skuadra e tij, ajo spanjolle Barcelona.