E thotë Wenger: Fair Play Financiar është krejtësisht i dështuar

Fair Play Financiar ka dështuar plotësisht. Ai që e thotë këtë është trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger sipas të cilit ky rregull i UEFA nuk ka pasur efektin e pritur në lëvizjet e merkatos së transferimeve. Francezi prej 2 vjetësh është ankuar për shpenzimet e mëdha që po bëhen në merkato dhe për mungesën e efikasitetit të sanksioneve të qeverisë së futbollit evropian ndaj klubeve që e kanë thyer këtë rregull dhe realiteti duket se po i jep të drejtë. ‘Blerja e Neymar nga PSG ka bërë që të lindin sërish shumë pikëpyetje mbi Fair Play Financiar-tha Wenger-tani nuk jam shumë i bindur që mund ta mbajmë. Futbolli është ndoshta në fazën fillestare të një investimi të madh ekonomik, është bërë sporti me më shumë pushtet në botë dhe është e nevojshme që të pyesim veten nëse do të na duhet të mbyllim disa dyer ndaj investimeve. Fair Play Financiar është një rregull që nuk po mund të respektohet dhe gjërat nuk funksionojnë nëse shkojnë në këtë mënyrë’.

sfidanti.al