Angelovski: Në futboll fiton ai që shënon më shumë gola, ne shënuam vetëm një!

Trajneri i ekipit përfaqësues të Maqedonisë, Igor Angelovski, pas ndeshjes në Strumicë, i falendëroi të zgjedhurit e tij për për lojën e tyre, por duke theksuar se deri te triumfi arrihet, kur shënohet më shumë gola sesa një gol që nuk mjafton për fitoren,

“Dëshiroj që t’i përshëndes futbollistët për lojën që ata zhvilluan, sepse ata bënë gjithçka që mundën gjatë të gjithë ndeshjes. Për fat të keq, ne nuk arritëm që të fitonim, megjithëse patëm shanse që ta arrinim një gjë të tillë. Nëse gjithçka e përmbledhim tek ajo se portieri ishte lojtari më i mirë në fushë tek ekipi kundërshtar, atëherë, gjithçka bëhet e qartë. Mund t’i fitonim të tria pikat, por që të fitosh një ndeshje në futboll, duhet të shënosh më shumë gola, kurse ne, për fat të keq, shënuam vetëm një”, theksoi Angelovski.

sfidanti.al