Nejmari  llastohet.. pa asnjë pikë respekti për presidentin e Barcelonës

Hosep Maria Bartomeu, në një intervistë ekskluzive në “Mundo Deportivo”, u mundua që të shpjegoi sesi Barcelona do t’ia arrijë që të dalë mbanë edhe pa Nejmarin, por, në të njëjtën, kohë nuk harroi që të lëshoi edhe një “shigjetë të helmët”, duke thënë se klubi katalonjas gaboi, kur u besoi më shumë sesa duhej Nejmarit dhe të atit të tij.

Një vërejtje e tillë e mbushur me mllef, sigurisht, që është pasojë e largimit të Nejmarit nga Barcelona për te PSZH-ja dhe, ndërkohë që deklarata e lartpërmendur e Bartomeut u përhap shpejt edhe në Brazil, ku ndodhet, aktualisht, Nejmari, ky i fundit, me “ekspres” dha një përgjigje që dallohej nga mungesa e  plotë e respektit dhe talljet në adresë së presidentit të Barcelonës, Bartomeu,

“Ky president, me të vërtetë, di që të bëhet qesharak…”, shkroi Nejmari në rrjetin e tij social.

Sfidanti.al