Basti i pamundur i Mejuedhërit, e vetmja humbje e boksierit të pathyeshëm!

Një djalë që dukej si mesoburrë u afrua në një sallon bastesh në Las Vegas, dhe kërkoi të vendoste një skedinë. Parashikimi i tij ishte që Flojd Mejuedhër i Riu do të fitonte me nokaut ndaj Konor Mekgregorit, duke përcaktuar se kjo do të ndodhte në raundin e 10-të (9.5 raunde tha ai, do të zgjasë ndeshja). Njeriu misterioz ishte gati të vendoste nja 350 000 dollarë bast. Kur u kërkua të dihej identiteti, punonjësit e sallonit të basteve, panë se ai i ishte vetë … Flojd Mejuedhër i Riu.

“Nuk mund të lejohesh të vesh një bast të tillë, – u detyruan ata që t’i thoshin Flojdit 40-vjeçar. Pengesë nuk ishte fakti se ai do të vendoste bast për veten, por sepse nuk ishte e qartë nëse mund të lejohej një bast i tillë, pra “nokaut në filan raund”, ndërsa normalja kishte qenë që të vihej bast thjesht për fitore. Në këtë mënyrë, Mejuedhër humbi nja 180 000 dollarë, sepse të tilla ishin kuotat.

Sfidanti.al