Harroni Nejmarin dhe Kutinjon, kujdes Mesin se po iu ikën për asgjë!

Nëse ka ndonjë klub që është himnizuar më shumë në shekullin e 21-të, ky është Barcelona. Nëse ka, ndërkaq, ndonjë klub me të cilin janë tallur më shumë këtë verë, sërish është ai katalanas. Së fundmi, përtej katastrofave të largimit të Nejmarit dhe të dështimit në afrimin e yjeve, presidenti Bartomeu dhe ndihmësit e tij nuk duhet të dështojnë në asnjë mënyrë në një drejtim tjetër, që është më i rëndësishmi. Lionel Mesi është ende pa kontratë të re, dhe Barça pohon nën zë se kjo kontratë nuk është ende gati. Drejtori sportiv, Soler, thotë se “ka vetëm disa gjëra që mungojnë në këtë akt formal”. Soler gjithsesi u shfaq optimist duke thënë se “kontrata me Mesin do të firmohet shpejt, dua të siguroj tifozët për këtë”. Gjithsesi, në 2018 ylli argjentinas do të jetë i lirë të largohet me kosto zero, nëse do të ketë dëshirë.

Sfidanti.al