Kilian Mbape mund të quhet lojtar i Paris Sen Zhermenit. Sulmuesi 18-vjeçar mësohet se ka kaluar provat mjekësore në grumbullimin e kombëtares së Francës në Paris, dhe se shpejt pritet të kalojë në klubin e tij të ri. Paris Sen Zhermeni pritet t’i paguajë Monakos një shifër tepër të lartë, plot 180 milionë euro, duke e bërë Mbapenë transferimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Blerjen më të shtrenjtë e ka realizuar gjithashtu Paris Sen Zhermeni duke marrë Nejmarin nga Barcelona për 222 milionë euro. Monako ndërkaq mësohet se ka marrë sulmuesin malazez, Stevan Jovetiç, i cili pritet të zerë vendin e Mbapesë në skuadër.
Sfidanti.al