Ajo që flitej në Tetovë per një kohë të gjatë, se ka përëarje tek Shkëndija e Tetovës, pas humbjes nga rivali kryesor për titull, Vardari i Shkupit, tani kanë dalë në shesh.
Të larguarit nga klubi sulmojnë Bexhetin se sëbashku me trajnerin Bruno Akrapoviç dhe Zylbeharin të cilet kanë krijuar klane, duke frenuar funksionimin normal të klubit. Ata theksojne se të rinjve nga shkolla e klubit që kanë potencial të madh, u eshte mbyllur porta dhe jane privuar dhe ngaqe nuk afirmohen në ekipin e parë. Dhe kjo, ndërsa sillen “superpërforcime” si 3 argjentinasit, të cilët në fakt dolën dështim total, që vërtetohet edhe nga fakti se asnjëri prej tyre nuk është titullar.