Huan Karlos Navaro shënoi emrin e tij në historinë e basketbollit spanjoll si lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve me bluzën e përfaqësueses. Navaro, mbrëmë, luajti për herë të 240-të në përbërje të “furisë së kuqe”, duke dalë, kështu, në vend të parë dhe duke kaluar legjendën e basketbollit spanjoll, Huan Antonio San Epifanio.
Spanja mundi thellë Venezuelën me rezultatin 90-44 në një ndeshje, ku venezuelasit luajtën si të barabartë vetëm në periodën e tretë. Basketbollisti më efikas në ekipin fitues ishte Mark Gasol me 16 pikë.
Sfidanti.al