Siti ngul këmbë, ofron 70 milionë sterlina për Sançezin

Mançester Siti dërgoi një ofertë të re prej 70 milionë sterlinash për futbollistin më të mirë të Arsenalit, Aleksis Sançez. Thuhet se kryesia e Sitit është gati t’i ofrojë atij 400 000 sterlina si pagë javore ose 21 milionë sterlina për sezon! Megjithëse Vengeri, në disa raste, ka bërë të ditur se Sançezi do ta respektojë kontratën dhe do të luajë me bluzën e “topçinjve” edhe gjatë këtij sezoni, klubi “qytetar” është i bindur se do të mund t’ia mbushë mendjen futbollistit kilian deri në fund të këtij sezoni veror transferimesh.

Ekipi i Guardiolës, tani, ndodhet në “pol-pozishën” që të marrë firmën e Sançezit, duke qenë se, sikurse shkruan media franceze, transferimi i Mbapes te PSZH-ja është një punë pothuajse e mbaruar që do të thotë se klubi parisien ka hequr dorë nga futbollisti kilian. Arsenali, në fakt, dy ndeshjet e para të Premier Ligës i ka luajtur pa Sançezin, për të cilin thuhet se po merr veten nga një dëmtim.

Sfidanti.al