Usain Bolt: Nuk besoni se u dëmtova? Ja provat!

Usain Bolti ndjeu si detyrim se duhej të provonte përpara tifozëve të tij (jo përpara dyshuesve), se ajo që ndodhi në Botërorin e Londrës nuk ishte një farsë. Pati mjaft nga ata që menduan se sprintieri xhamajkan simuloi dëmtimin, për të maskuar mungesën e përgatitjes, ndërsa ndodhej prapa në stafetën 4×100 metra. Gjithsesi, Bolt nuk vonoi shumë dhe postoi foto të atij që e quan muskulit të tij të kofshës (katërcepsit) me shenjat e qarta të dëmtimit. “Unë kurrë nuk kam qenë nga ata që kanë mashtruar tifozët”, – ishte komenti i sprintierit më të madh të të gjitha kohëve.

Sfidanti.al